Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vendimi i vështirë, Luis Suarez ndërpret bisedimet me Juventusin

schedule21:58 - 15 Shtator, 2020

schedule 21:58 - 15 Shtator, 2020

Luis Suarez nuk mund të transferohet te Juventusi. Agjenti i sulmuesit të Barcelonës gjeti akordin financiar me kampionët e Italisë, por mbetet problem fakti që uruguaiani është një lojtar ekstrakomunitar.

33-vjeçari ka aplikuar për të marrë pasaportën italiane (lehtësohet nga fakti që gruaja e tij është nga Italia), por burokracitë kërkojnë kohë. Agjenti i ka deklaruar bomberit se pasaporta e re është e vështirë të merret përpara datës 6 tetor.

Ky është afati i fundit që klubet kanë për të dërguar në UEFA listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në sezonin e ri në Champions League. Suarez e do me çdo kusht garimin në këtë kompeticion dhe ka urdhëruar menaxherin të mbyllë bisedimet me Juven.

Ai po sheh për alternativa të tjera, sigurisht duke pranuar vetëm kalimin në ekipe që do të luajnë në Champions League. Marrëdhënia me klubin katalanas është akoma e tensionuar dhe duket e vështirë që sulmuesi latin të qëndrojë në “Camp Nou”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!