Sandro Tonali e ka marrë vendimin për të ardhmen. Mesfushori i talentuar i Brescias, ka zgjedhur Interin dhe po pret me padurim të vishet zikaltër. 20-vjeçari pëlqehet shumë edhe nga Juventusi, Milani dhe PSG, por ai dëshiron të punojë me Antonio Conten.
Corriere dello Sport raporton se Pirlo i ri, ashtu siç e cilësojnë në Itali, i ka kërkuar agjentit të tij të arrijë akordin përfundimtar me Giuseppe Marottën, CEO-n e Interit. Ky i fundit ka gati një kontratë 5-vjeçare për Tonalin, i cili do të përfitojë një rrogë prej 3.5 milion eurosh në sezon.
“Regjisori” ka pranuar në parim propozimin e Interit, akordi zyrtar do të vijë pasi të përfundojë Europa League dhe klubit nga Milano i mbetet të arrijë marrëveshjen me Brescian, që pritet të mbushë arkat nga shitja e lojtarit të talentuar. /abcnews.al