Vendimi i Strasburgut, precedent për Vettingun: Çfarë ndodh nga nesër me të shkarkuarit nga detyra

schedule13:39 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 13:39 - 1 Dhjetor, 2020

Gjykata e Posçame Anti-korrupsion dënoi me 6 muaj burg për ish-gjyqtarin Luan Daci, i cili u gjet fajtor për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Dënimi për Dacin do të konvertohet në 12 muaj shërbim prove.

Dënimi i Dacit, i cili më parë ka patur detyrën anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, u prit me shumë interes nga 38 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë vetuar nga trupa e KPA-së ku bënte pjesë edhe ish-gjyqtari, ku 36 prej tyre janë shkarkuar nga detyra, shkruan abcnews.al.

Interesi lidhej me faktin se në hapat e mëtejshëm të apelimit të vendimit të KPA-së me pjestar Dacin, gjyqtarët dhe prokurorët e larguar nga sistemi i Drejtësisë të mund të pretendonin faktin se shkarkimi i tyre ishte konfirmuar nga një trupë apeli me anëtarë të emëruar në mënyrë të parregullt në detyrë.

Mirëpo, një vendim i sotëm i Gjykatës së Strasburgut ua djeg këto shpresa 36 të shkarkuarve nga sistemi i Drejtësisë me vendim të

Vendimi i sotëm i Strasburgut, i cili mund të përdoret edhe si precedent për Shqipërinë, nuk detyron shtetet që të rishikojnë vendimet e dhëna nga trupa gjykuese, të cilat janë ngritur në mënyrë të paligjshme.

Sipas gjykatës, precedenti do të mund të përdoret nga ky vendim e më tej duke përjashtuar atë se çfarë ka ndodhur para 1 dhjetorit

Rrjedhimisht, nëse 36 të shkarkuarit nga sistemi i Drejtësisë do të pretendojnë për të shkuar më tej me ankesën e tyre se janë shkarkuar nga një trupe e ngritur në mënyrë të paligjshme, do të përballen me këtë precedent të gjykatës së Strasburgut.

Çfarë ka ndodhur?

Vendimi i sotëm i Strasburgut lidhet me një ngjarje të vitit 2017 në Islandë, ku një 34 vjeçar, i quajtur Guðmundur Andri Ástráðsson u dënua nga gjykata lokale me akuzën e shkeljeve të rregullave të qarkullimit pasi u kap duke lëvizur me patentë të parinovuar si edhe nën efektin e drogës.

Disa muaj më vonë, 34-vjeçari e apeloi vendimin, por sërish gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e asaj të shkallës së parë. Por, këtu fillon gjithçka, e cila bëri që çështja të shkojë deri në Strasburg, shkruan abcnews.al.

I riu ankohet në Gjykatën Supreme me argumentin se njëra prej anëtarëve të trupit gjykues ishte zgjedhur në detyrë në mënyrë të paligjshme, rrjedhimisht sipas tij, ky vendim duhej zhbërë.

Në vitin 2017, Islanda kaloi nëpër një proces të riorganizimit të Sistemit të Drejtësisë, të ngjashmë me procesin e Vettingut në Shqipëri.

Sipas rregullave, për përcaktimin e trupës së Gjykatës së Apelit, ministrja e Drejtësisë duhej të merrte parasysh një listë prej 11 kandidatësh të miratuar nga Komisioni i Vlerësimit.

Por, në vendimin e saj, ministrja nuk u mjaftua me 11 kandidatët e miratuar prej Komisionit të Vlerësimit, por shtoi edhe 4 emra të tjerë. Mes gjyqtarëve të shtuar në listë ishte edhe gjyqtarja A.E. Kjo e fundit ishte vlerësuar në listën e poshtme nga Komisioni, megjithatë ministrja nuk e mori parasysh këtë vendim duke e emëruar atë në Gjykatën e Apelit.

Pikërisht ky fakt ishte argumenti i 34-vjeçarit për të zhbërë vendimin e Apelit në Islandë. Gjykata e vlerësoi të drejtë ankesën e tij duke dhënë një vendim të favor, i cili do të vlejë për rastet e mëpasshme duke filluar nga sot.

Precedenti në Shqipëri

Por, ndërkohë që i riu nga Islanda e mori të drejtën e tij, ky vendim i Gjykatës së Strasburgut duket se i ka mbyllur rrugën 36 gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, të cilët shpresonin që të riktheheshin në detyrë nga rrëzimi i Luan Dacit.

Megjithatë, vendimi i sotëm i hap rrugën e ankimimit duke filluar nga nesër, të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që mund të shkarkohen nga detyra nga KPK apo KPA të ngritura në mënyrë të paligjshme.

Më shumë se për 36 të shkarkuarit nga trupa ku bënte pjesë Daci, vendimi i sotëm vlen për qindra gjyqtarë dhe prokurorë që pritet të vetohen nga nesër. /abcnews.al