Yuri Kim: Shkarkimi i Altina Xhoxhajt ishte i drejtë

schedule13:20 - 9 Shkurt, 2021

schedule 13:20 - 9 Shkurt, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cilësoi si të ligjshëm shkarkimin nga detyra të anëtares së Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhajt nga sistemi i Drejtësisë prej organeve të Vettingut.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane citon vendimin e marrë nga Strasburgu, por nuk ka bërë asnjë koment tjetër.

“Vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: Procedurat e vettingut që çuan në shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese ishin të drejta.”

POSTIMI

Vendimi i Strasburgut erdhi pas Xhoxhaj ishte ankuar në gjykatë për shkarkimin e saj disa muaj më parë fillimisht nga KPK dhe më pas nga KPA. Gjykata thekson se nuk ka konstatuar asnjë shkelje ligjore gjatë shqyrtimit të çështjes së Xhoxhajt nga KPK dhe KPA, prandaj edhe vendimi i tyre është ligjor dhe i drejtë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!