Vendimi i Kushtetueses/ Skënder Minxhozi: Berisha ka dy halle të mëdha, opozita po shkon drejt zgjedhjeve pa kryetarin e saj

schedule21:05 - 21 Nëntor, 2024

schedule 21:05 - 21 Nëntor, 2024

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dy halle të cilat rëndojnë shumë rëndë mbi supet e tij, siç është akuza e SPAK-u dhe njolla e “non grata”, e vendosur nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) dhe Britania e Madhe.

Kështu u shpreh gazetari dhe analisti Skënder Minxhozi në studion e emisionit “Real Story” në ABC News.

Gjatë diskutimit, Minxhozi, duke komentuar vendimin e Kushtetueses për rrëzimin e ankimimit për masën e sigurisë të vënë nga GJKKO për Berishën, tha se opozita duket se po shkon drejt zgjedhjeve, pa kryetarin e saj dhe kjo është për fajin e tyre.

“Ka dy halle të mëdha, një me SPAK dhe me hallin e non gratave. Vendimi i Kushtetueses sot dhe në paradhomën e fushatës ku po futemi, opozita po mbetet, për problemet e saj, pa vetë kryetarin. E fut opozitën pa kokë në fushatë, Berisha drejton nga pozicioni ku është, por biem të gjithë dakord që është më pak erficente lidershipi i tij nga atje ku është në krahasim me lëvizjen nëpër qytete, pasi ai është “krijesë” që kërkon turmat dhe sallat.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!