Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin për shkarkimin e Veliajt nga posti i kryetarit të bashkisë, ndërkohë që pezullon zgjedhjet për bashkinë më të madhe në vend.
Ish deputeti Enkelejd Alibeaj tha për ‘Real Story’ se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk ndikon në arrestin e tij. Sipas Alibeajt, Veliaj mbahet në paraburgim pasi ka akuza të identifikuara në regjistër.
“Ajo që gjykohet ishte a është shkarkimi në mbështetje me Kushtetutën, e kërkoi si kryetar bashkie. Çdo qytetar mund ta bëj si kërkesë. Nëse nuk ka një rrugë tjetër në sistemi gjyqësor, duhet të eksploroj hallkat e tjera dhe të trokas në Gjykatë Kushtetuese. Nëse nuk i ndjek hallkat e tjera, shkon direkt në Gjykatë Kushtetuese.
Për masën e sigurisë që do të thotë a ka akuzë, dëshmi apo rrezik për prishje provash, largim nga vendi unë them që me këtë vendim është ende kryetar i bashkisë. Duke qenë i tillë, rreziku potencial se mund të intimidojë dëshmitar apo të iki nga vendi, ekziston për sa kohë ka postin drejtues.
Ky vendim nuk e ndihmon në këtë aspekt.
Nuk mban njeri pa akuzë në këtë sistem sepse të gjithë këta persona kanë pasur akuzë dhe person në dijeni. Këtu e 20 vite më parë, një vendim unifikues i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se për personat e pandehur dhe formalisht prokuroria i ka dhënë aktin e akuzës, është i barabartë me statusin e personit nën hetim si Veliaj, Meta, Berisha. Kanë pasur këtë status me akuza të identifikuara në regjistër.” / abcnews.al /

