Vendimi i KQZ-së për listat, Berisha: Zbatoi porositë e Edi Ramës

schedule12:53 - 18 Mars, 2021

schedule 12:53 - 18 Mars, 2021

Ish kryeministri Sali Berisha nga studio e ABC këtë të enjte ka komentuar vendimin e KQZ-së të marrë një ditë më parë në lidhje me listat e partive politike dhe Tom Doshin.

Berisha ka bërë me dije se në vendimin e tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë asgjë përveçse ka zbatuar porositë e Edi Ramës.

Sipas tij listat e mazhorancës janë të mbushura me banditë dhe kriminele, duke nisur nga vetë kryesuesi Edi Rama.

“E kam vlerësuar shumë kërkesën e ambasadës të SHBA-së dhe Departamentint të Shtetit, të Komisionin Evropian dhe përfaqësisë së tij delegacionit në Tiranë për listat e pastra dhe pastrimin e tyre nga dekriminalizimi. Për një vend të NATO-s dhe që synon futjen në BE është normale. Komisioni i Zgjedhjeve zbatori urdhrin e Edi Ramës, mesazhin që ai dha nga Elbasani, mesazhin që ka lista e Ramës e kryesuar nga Rrahman Rraja, nga Ndrazhi nga Gjiknuri e me radhë nga banda kriminale e krimit elektoral e dosjeve nuk ka bërë gjë tjetër vetëm ka plotësuar porositë e Ramës dhe isha i sigurtë që kështu do të ndodhte.

Tom Doshi është një prej tyre dhe nuk ka diskutim që është mëkatar, por si Toma nuk është më pak Taulant Balla që ka 57 rrugë me një nga narkotrafikantët më të njohur Edmond Begon.

A mund të ketë dy burra që të kenë shkuar jashtë 57 herë pa qenë partnerë?

Çfarë duhej balla në këto udhëtime, duhej për pasaportën diplomatike për të fshehur thesin e pluhurit. Por a mos është më pak Rama i lidhur me krimin, kur unë e quaj kreu i “meduzës”, nuk e quaj pa fakte, ai ka dalë i lidhur me bandën e Xibrakut, vëllai ka përcjellë jashtë Genti Xhixhën. Rama mbuloi Shqipërinë me kanabis nëse dua të bëj një luftë rrënjësore për dekriminalisimin  duhet ta kapim nga kreu i meduzës, vetë Edi Rama”, ka thënë Berisha.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!