Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vendimi i Guardiolës karikon Gabriel Jesus: Çfarë tersi, do të përmirësohem

schedule18:23 - 28 Janar, 2020

schedule 18:23 - 28 Janar, 2020

Pep Guardiola ka vendosur të ndryshojë lojtarin që godet penalltitë te Manchester City. Gabriel Jesus ka gabuar tre penalltitë e fundit dhe stafeta i ka kaluar mesfushorit Ilkay Gundogan.

Sulmuesi brazilian e pranon diçka të tillë, por habitet me veten. Në një prononcim për Daily Post, 22-vjeçari tregon momentin e keq që po përjeton te penalltitë, teksa gjithçka është ndryshe në stërvitje.

Zakonisht trajnerët shkruajnë në dhomat e zhveshjes emrin e lojtarit që do të godasë penalltitë dhe kundër Fulham i emëruari ishte Gundogan. Në stërvitje shënoj shumë gola nga pika e bardhë. Nëse gjuaj pesë, i dërgoj të gjithë topat në rrjetë.

Këtë sezon nuk më ka ecur në kampionat. Gabimi i një penalltie ta shton presionin në momentin që godet të radhës. Duhet të stërvitem më shumë në këtë aspekt, duhet të përmirësohem“, deklaron Gabriel Jesus. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!