Sekretarja e Brendshme Suella Braverman ka lëshuar një deklaratë mbi vendimin e Gjykatës së Lartë, duke konfirmuar se qeveria ka në plan të apelojë vendimin.
Ajo tha se populli britanik dëshiron të ndalojë varkat po aq sa edhe kjo qeveri.
“Kjo është ajo që unë jam e vendosur të bëj dhe nuk do të bëj një hap pas nga kjo. Ne kemi nevojë për zgjidhje inovative për të shkatërruar modelin e biznesit të bandave të kontrabandimit të njerëzve, prandaj kemi krijuar këtë partneritet me Ruandën,” tha Suella Braverman Sekretarja e Brendshme.
Braverman thS se Gjykata e Apelit ka qenë e qartë se politika e zhvendosjes së azilkërkuesve në një vend të tretë të sigurt është në përputhje me Konventën e Refugjatëve”.
“Ndërsa ne jemi të zhgënjyer me vendimin e tyre në lidhje me sistemin e azilit të Ruandës, unë do ta apeloj vendimin,”theksoi Braverman.
Ajo përfundoi deklaratën duke thënë theksuar se qeveria britanike është plotësisht e përkushtuar ndaj kësaj politike ashtu si Ruanda.
/abcnews.al