Vendimi i fundit i Orban, heq statujën e martirit hungarez

schedule12:11 - 29 Dhjetor, 2018

schedule 12:11 - 29 Dhjetor, 2018

Statuja e martirit të revoltës hungareze Nagi, është hequr nga qendra e sheshit të parlamentit në Budapest në orët e para të së shtunës. Heqja e saj u bë me vendim të qeverisë së kryeministrit Orban.

Në orët e para të mëngjesit së të shtunës, është hequr nga sheshi i parlamenti në Budapest, statuja e Imre Nagi, kreut të revoltës hungareze në vitin 1956. Qeveria e kryeministrit Orban shpesh herë kanë cilësuar Nagin si një nga komunistët më të këqinj dhe bashkëpunëtor të KGB-së sovjetike gjatë stalinizmit, ndërsa në kujtesën historike të hungarezëve, Nagi i dënuar me vdekje dhe i ekzekutuar në vitin 1958, është një martir i revoltës.

Në vend të statujës së tij do të vendoset një monument i epokës para Luftës së Dytë Botërore, përkushtuar viktimave të terrorit të kuq të vitit 1919. Zëvendësimi është pjesë e luftës kulturore e qeverisë Orban kundër vlerave të liberalizmit e së majtës hungareze. Partia Demokratike në vend ka protestuar kundër këtij vendim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!