Vendimi drastik i Zuckerberg, punonjësit mund të punojnë nga shtëpia për 10 vitet e ardhshme

schedule08:28 - 22 Maj, 2020

schedule 08:28 - 22 Maj, 2020

Facebook ka vendosur “të përqafojë” përgjithmonë punën në distancë edhe pasi të lehtësohen bllokimet e vendosura me qëllim parandalimin e koronavirusit.

Ky vendim u përcoll nga drejtori Ekzekutiv Mark Zuckerberg i cili u tha punonjësve se do vijojnë ë punojnë nga shtëpia.

Zuckerberg tha që rrjeti më i madh social në botë do të fillonte “punësimin në distancë”, duke shtuar se rreth gjysma e punonjësve do të vijonin punën në distancë gjatë 5 deri në 10 vitet e ardhshme.

Zuckerberg tha se vendimet e tij nuk janë vetëm nga kërkesa e punonjësve, por ka një numër përfitimesh të tjera për punësimin në distancë. Kjo do të zgjerojë talentet e njerëzve që Facebook mund të punësojë, tha ai, dhe mund të ndihmojë Facebook të rrisë larminë e forcës së saj të punës, si racore ashtu edhe etnike, por edhe ideologjike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!