Vendimi drastik i Skocisë/ Ndalohet përdorimi i WhatsApp nga funksionarët e qeverisë

schedule19:01 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 19:01 - 17 Dhjetor, 2024

Skocia ndërmori vendimin drastik duke ndaluar përdorimin e aplikacioneve të mesazheve virtuale duke përfshirë edhe WhatsApp. Ky kufizim do të jetë për ministrat dhe stafin e qeverisë së Skocisë, u bë me dije nga burimet zyrtare.

Zëvendëskryeministrja Kate Forbes e shpalli këtë vendim të martën pas publikimit të një raporti të porositur nga ish-kryeministri Humza Yousaf.

Ky vendim erdhi pasi hetimi për COVID zbuloi se ministrat dhe funksionarët e lartë të administratës kishin fshirë mesazhet WhatsApp që shkëmbeheshin gjatë pandemisë.

Zëvendëskryeministrja tha në një deklaratë se çdo teknologji mesazhi “jo-korporative” do të hiqet nga pajisjet e qeverisë së Skocisë në pranverën e vitit 2025, me udhëzime të përditësuara dhe trajnime që do të zhvillohen.

Përdorimi i aplikacioneve të mesazheve mobile u rrit gjatë pandemisë ndërsa stafi punonte në distancë në kushte të jashtëzakonshme dhe të vështira. Pas reflektimit mbi praktikat tona të punës, tani po zbatojmë ndryshime në përdorimin e aplikacioneve të mesazheve mobile. Puna ka filluar tashmë për të zbatuar rekomandimet dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë punë për të siguruar që menaxhimi i të dhënave, veçanërisht në lidhje me teknologjitë e reja, të jetë sa më i fortë që të mundemi për të vazhduar ofrimin e shërbimeve publike efikase dhe efektive.” / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!