Vendimi Celibashit, Ristani: Trajtimi i çështjes i gabuar. Kume: Kur do të vijë koha që politikanët të mos punojnë për vete

schedule18:49 - 14 Mars, 2023

schedule 18:49 - 14 Mars, 2023

Në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, në ABC News ishin të ftuar dy ish-kryetarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume dhe Arben Ristani.

Të ftuarit diskutuan për vendimin e fundit të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi për mosresgjistrimin në zgjedhje lokale të partisë më të madhe opozitare në vend.

Ristani u shpreh se trajtimi i çështjen në bazë të zotit Basha është i gabuar, pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqjen, ndërsa shton se PD do të futet në zgjedhje, jo se thotë Edi Rama, por se do të fitojnë, duke iu referuar grupit të Berishës.

Në anën tjetër Kume shprehet se do të ishte mirë që opozita t’i zgjidhte vetë problemet e tyre, duke mos ia lënë në dorë gjykatave. Ai shtoi se vendimi i Celibashit nuk shkon në favor të Ramës, por e kundërta, e në fund shprehet se kur do të vijë koha që këta persona që ne mandatojmë të punojnë për popullin dhe jo për veten e tyre.

Pjesë nga biseda në studio:

Ristani:Trajtimi i çështjes në bazë të zotit Basha është i gabuar. Ai ka dhënë dorëheqjen dhe çështja është organin e vendimmarrjes së PD gjykata padrejtësisht nuk e ka regjistruar.

Kume: E kam se problemin e madh e kemi ne atë që nuk zbatojnë ligjin dhe këtë rast i jam drejtuar Apelit për zvarritjen e vendimit.

Po ashtu këmbëngul që të mos përpiqeni që ta zgjidhni problemin jashtë vetes tuaj. Nuk ndaj të njëjtin vendim të Ristanit se vendimi i Celibashit shkon në favor Ramës, përkundur ky shkon në disfavor.

Atij që i interesonte më shumë ky vendim besoj se ishte Basha dhe Alibeaj. Ka qenë ata që nuk kanë dashur të hyjnë garë se e dinë rezultatin që do të merrnin, por jo interesi i Ramës.

Do të pres vendimin  e KAS, sepse midis se asaj se çfarë vendos Celibashi i cili nuk ka përfaqësi politike, KAS është ndryshe. Të shohim vendimin e KAS dhe më pas flasim.

Ristani: Unë do të theksoj këtë, partitë politike ka qenë problemet e tyre, por ndaj shoqëria ka vendosur një kushtetutën që t’i zgjidhë problemet.

Mirë do ishte që problemet t’i zgjidhnim vet, por në prandaj kemi institucionet që kur nuk i zgjidhim vet, t’i zgjidhë institucioni përkatës.

Po sikur këto vendime të jenë të qëllimshme, dhe të bëhen për të vendosur autokracinë në këtë vend. Janë edhe dy çështje të tjera që prej vitesh në Shkallën e Parë dhe nuk po shqyrtohen, ndaj them që këtu sistemi është në rrezik.

Në do hyjmë në zgjedhje si çeçoja, jo se thotë Rama, por se do t’i fitojmë edhe pse do të kemi vështirësi.

Kume: Kur do të na vijë koha që ata që ne mandatojmë do ta bëjnë punën për ne dhe jo për vete. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!