Vendimi absurd i gjyqtares, ndalon nënën të takojë fëmijët

schedule22:18 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 22:18 - 18 Dhjetor, 2022

Një ngjarje skandaloze është denoncuar të dielën në mbrëmje në Abc në emisionin “Piranjat’ të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj.

Vendimi skandaloz i një gjyqtareje për divorcin mes burrit dhe gruas, ndalon nënën për të takuar fëmijët.

Sipas vendimit nëna ka të drejtë të takojë fëmijët dy herë në muaj nga 48 orë, por ky takim do të bëhet në shtëpinë e ish-bashkëshortit.

Përveç gjyqtares askush tjetër nuk do ta kuptonte këtë lloj vendimi, se si gruaja mund të rikthehet e qetë në një shtëpi ku ka vuajtur dhe të kalojë një fundjavë të qetë me fëmijët.

Megjithatë siç shihet edhe nga video e Piranjave as ky vendim absurd i dhënë nga gjyqtarja e Vlorës Elona Mihali, nuk e pengon nënën që të shkojë për të takuar fëmijët, por ai që është problem është ish-bashkëshorti.

Pavarësisht ndërhyrjes së përmbaruesve, policisë dhe ndjekjes hap pas hapi të çështjes nga ana e Piranjave, nëna arrin t’i kontaktojë fëmijët vetëm 10 minuta, ndërsa ish-bashkëshorti thotë vazhdimisht: Ajo do i takojë fëmijët kur dua unë, jo kur do ajo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!