Byro Politike u rikthye këtë të hënë me vendimet e qeverive të përbashkëta të Shqipërisë dhe Kosovës të marra sot në Pejë, të para në këndvështrimin e diplomatit Agim Nesho, analistit Enver Bytyçi, dhe ekonomistëve Arben Malaj dhe Gjergj Buxhuku.
Sipas diplomatit Nesho kjo ishte një shfaqje populiste që kërkonte të dilte te nacionalizmi, ndërsa thekson se të gjitha marrëveshjet dhe vendimet që u morën sot duhet të ishin realizuar më përpara për të rritur mirëqënien.
“Shumë marrëveshje që u bënë dhe u thanë duhet të ishin realizuar më përpara dhe mos prisnin 5 vjet kohë të realizoheshin këto gjëra. Edhe çështja e diplomave është e rregulluar mes dy vendeve. Të dy ekonomitë e vendeve tona duhet të shkojnë së bashku për të rritur mirëqënien e vendit.
Kjo duket si shfaqje e madhe, pjesa shqiptare e menaxhon shumë bukur. Duket sikur nuk u intereson se çfarë duhet të bëhet. Ishte një shfaqje populiste pavarësisht se në rastet e çdo partie më pak fjalë dhe shou dhe më shumë punë, nuk duhet shitur kjo gjë. 120 mijë euro pala kosovare për të realizuar këtë takim, po kaq dhe qevria shqiptare që mund të ishin kanalizuar për një projekt në ndihmë qytetare. Duket sikur ka shteruar qeverisja e vendit në Shqipëri dhe kërkohet një mënyrë daljeje drejt një nacionalizmi”.
Në të njëjtën linjë edhe analisti Enver Bytyçi tha se ka shumë fjalë dhe pak punë nga 5 mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive. Sipas tij gjysma e këtyre marrëveshjeve të nënshkruara sot janë firmosur edhe 2-3 vite më parë dhe nuk janë realizuar, por bëhen vetëm për t’ia shitur publikut. Përsa u takon deklaratave të Vuçiç, i cili e quan hipokrizi mbeldhjen e qeverive në Pejë, Bytyçi thotë se Presidenti serb nuk shqetësohet nga mesazhe të tilla.
“Vuçiç e di më mirë se më shumë se kushdo tjetër se çfarë ka ndodhur sot në Prishtinë ai mbase është informuar para se të bëhej mbledhja për atë. Ai e quan hipokrizi se ai nuk është i shqetësuar për këtë mbledhje, le të vazhdojë shou, mesazhet e tilla, se andej nga anët tona edhe pula bën vezët pastaj kakaris. Në këto raste po sohim që ka shumë kakarisje dhe pak punë. Është mbledhja e 5 dhe gjysma e këtyre janë nënshkruar edhe para dy-3 vitesh dhe nuk janë realizuar janë të përsëritura nëshkrimet dhe gjicthcka që bëhet, bëhet për t’i shitur diçka publikut. Puna konkrete është të konsultohen. Taksa te Rruga e Kombit nuk ka konsultim paraprak. Kryeministri i veendit tonë luajti vendin e paternistit kur ta të përgatisnin studimin dhe dy qeveritë të japin fondet për këtë.Ai e dha në këtë me arrogancë, pa përmendur që siç u konsultova me Haradinaj”.
Ekonomisti Arben Malaj duke marrë shembullin e Bashkimit Evropian, theksoi se duhen institucione të përbashkëta ku të përafrohet dhe zhvillohet territori si një i vetëm.
“Duhen institucionet të jenë të përbashkëta pastaj përafrimi ku zhvillohet territori si një i vetëm besoja se dy qeveritë se do ndiqnin shembullin e BE, që e nisi nga energjia dhe hap pas hapi shkoi te integrimi. Është mrië që ka marrëveshje, por duhet të ketë sistem monitorimi”.
Në këndvështrimin e kreut të Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë pësuar hap mbrapa që pas ndërtimit të Rrugës së Kombit. Sipas tij takimi i sotëm tregoi edhe njëherë problemet e mësha politke dhe ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kjo ishte një nga ato takime që ndoqa me vëmendje se edhe vetë organizimi dhe mënyra e të folurit ishin pak skajore. Sa u takon marrëveshjeve janë shumë të vonuara. Pas ndërtimit të rrugës së kombit marrëdhëniet kanë pësuar hap mbrapa dhe jo nga tregtia, por kur themi Shqipëri- Kosovë duhet të integrojmë ekonomitë, duhet të ngremë institucione. E vërteta e takimit të sotëm ishte se është një takim politk, që tregon problemet e thella politike dhe problemet e thella ekonomite që i detyrojnë të bëjnë shfaqje të tilla. Të gjitha këto duheshin bërë më përpara. Ne kemi bërë hapa mbrapa”./abcnews.al