Vendimet e qeverisë/ Vëngu: Paketë financiare për misionet e FA jashtë vendit. Rijetëzojmë industrinë ushtarake

schedule12:34 - 28 Gusht, 2024

schedule 12:34 - 28 Gusht, 2024

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, njoftoi sot dy vendimet e qeverisë që lidhen me Forcat e Armatosura dhe rijetëzimin e industrisë ushtarake. Me aktin normativ të kaluar në mbledhjen e këshillit të ministrave, Vëngu tha se është miratuar paketa financiare dhe ligjore që mbulon sigurimin e jetës të Forcave të Armatosura në misionet jashtë vendit.

“Ofrimin e paketës financiare dhe ligjore që mbulon sigurimin e jetës të Forcave tona të Armatosura në misionet jashtë vendit. Kemi diversifikim në misionet jashtë vendit, kemi një shtesë të angazhimit të Shqipërisë në misione që lidhen edhe me BE jo vetëm me NATO, qoftë në kontribute tokësore, por edhe detare. Me këtë paketë sigurohemi që të gjitha forcat tona të angazhuara jashtë kanë mbulimin e nevojshëm për cdo lloj vështirësie që mund të hasin në misione që zgjasin mbi disa muaj.”u shpreh ai.

Ndër të tjera Vëngu tha se është miratuar paketa financiare që shlyen detyrimet e industrisë ushtarake në Polican, në Gramsh dhe në Mjekës.

“Në aktin normativ, kemi një lajm të mirë për industrinë ushtrake. Është miratuar një paketë financiare që siguron tre elementë, e para, shlyerjen e të gjithë detyrimeve që kanë patur ndër vite tre komplekset të industrisë ushtarake, në Polican, në Gramsh dhe në Mjekës. I japim fund një kalvari të gjatë me detyrime të pashlyera, ndaj punonjësve, ish punonjësve, apo edhe bashkive. Akti normativ i jep financimin e nevojshëm krijimit të kompanisë shtetërore për industrinë ushtarake. Kompania shtetërore do ketë të gjitha instrumentat ligjorë dhe financiare për të hyrë në marrëveshje bashkëpunimi me investiturë të huaj për të rijetëzuar këtë industri kaq të rëndësishme.” -përfundoi ministri Vëngu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!