“Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen”/ Mandati i Xhaçkës, Peleshi: Nuk e trajtojmë si çështje politike

schedule11:05 - 10 Shtator, 2024

schedule 11:05 - 10 Shtator, 2024

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, nuk trajtohet nga socialistët si vendim politik.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit, Peleshi u shpreh se vendimi i Kushtetueses, është bërë i njohur për të gjithë deputetë.

Peleshi shtoi se do t’i drejohen Komisionit të Venecias, për t’i kërkuar mendim, në lidhje me çdo situatë të mundshme që mund të ndodhë në të ardhmen.

“Kjo çështje nuk është në rendin e ditës. Ne nuk e trajtojmë si një vendim politik. Vendimi i Kushtetueses është bërë i njohur për të gjithë deputetët. Nuk jam këtu për të folur për vendimmarrjet e mia politike. Do t’i drejtohemi Komisionit të Venecias, por jo për këtë çështje. Do t’i kërkojmë mendim për çdo situatë të mundshme. Jemi përqëndruar te detyrimi për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese pa komente politike. Këshilli i Legjislacionit ka kaluar në seancë për votim mocionin, opinionet aty janë është gjuha e artikulimit. Vendimi duhet zbatuar duke e kaluar në seancë për votim”, theksoi ndër të tjera Peleshi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!