Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Pezullohen zyrtarë nga klubi i Vllaznisë dhe Kukësit

schedule16:03 - 28 Prill, 2024

schedule 16:03 - 28 Prill, 2024

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet për dy klube të Superiores. Vllaznisë i është pezulluar një zyrtar dhe gjobitur ndërsa Kukësit vetëm pezulluar një zyrtar.

VENDIMET

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF Vllaznia, Ndriçim Shtubina, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Kukësi, Eronaldo Gjici, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!