Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, vendimet e Këshillit Kombëtar të PD, për zëvendësimin e disa aktorëve politikë me të tjerë.
Një prej ndryshimeve ishte dhe ndryshimi i kryetarit të grupit parlamentar, Alfred Rushaj me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj. Sipas Bardhit, ky ndryshim është bërë me konsensus të plotë dhe është vendosur që në këtë situatë që po kalon PD sot, ky vendim do të ishte i duhuri. Ndërkohë sipas Bardhit Rushaj është në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit.
Po ashtu ai foli dhe për të pezulluarit e përjashtuarit në parti. Për të përjashtuarit, Bardhi tha se nuk do të kenë asnjë shans, pasi ata një javë më parë në protestën e 8 janarit manifestuan dhunë. Për të pezulluarit, Bardhi tha se ka një tjetër mundësi.
Ata duhet të dëshmojnë se janë distancuar nga dhuna e kryer më 8 janar dhe të vijojnë të besojnë te aksioni politik i lidershipit. Dhunën në selinë e PD, Bardhi e argumentoi si një trishtim. Megjithatë ai shprehu mirënjohjen për demokratët të cilët u larguan, në momentin që mbi selinë e PD, nisën të hidheshin gurë e sende të forta.
Pse largohet Rushaj?
Bardhi: Ndryshimi i kryetarit të grupit s’ka të bëjë me vendimin e kryesisë. Jam informuar nga kryetari partisë dhe Rushaj për një dakordësi të tyre që drejtimi i grupit t’i kalojë nënkryetarit tjetër të PD, Enkelejd Alibeaj. Ka qenë një vendim i përbashkët i tyre që drejtimi i grupit të bëhet nga Alibeaj. Vendimet e propozuara në Këshillin Kombëtar do të kalojnë në grupin parlamentar të PD. Dua të shpreh mirënjohjen time për punën që ka bërë zoti Rushaj si kryetar grupi. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme edhe pse e kishte për herë të parë jetën parlamentare. Zoti Rushaj është në kushte të rënduar shëndetësore, është me COVID./BW