Vendimet e Disiplinës: Ultimatum Besës për pagat, pezullime të shumta te moshat

schedule20:40 - 9 Qershor, 2021

schedule 20:40 - 9 Qershor, 2021

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës nuk është kursyer me futbollin e moshave, teksa janë shumë futbollistë të pezulluar për shkak të sjelljes. Ka edhe një vendim për klubin e Besës, që duhet të paguajë brenda 30 ditëve trajnerin Gugash Magani dhe ndihmësin e tij, Klodian Dervishi. Ata e kanë fituar gjyqin, por klubi kavajas nuk e ka zbatuar vendimin e Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS
Lojtari i Akademia AAS U-19, Andi Jahja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KS Kastrioti U-19, Armando Zeli, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Egnatia U-19, Aleksander Dedej, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 47/1/a dhe 48/1a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-19, Ali Jazaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Lushnja U-19, Endi Gjyla, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i JA Tirana U-17, Adriatik Mici, për sjellje josportive ndaj zyrtares së ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KS Luftëtari U-15, Aleksander Qiqi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KS Luftëtari U-15, Xhejni Kashah, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KS Luftëtari U-15, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 63/1/b, 63/1/e, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit, Gugash Magani. FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 38, datë 04.12.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit, Klaudian Dervishi. FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 37, datë 27.11.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!