Gjykatat kineze kanë vendosur të reagojnë për të izoluar emergjencën e koronavirusit. Në mënyrë të veçantë një qëndrim të ashpër do të mbajë Gjykata e Lartë e cila parashikon deri në 15 vjet burg për këdo që përhap informacione për epideminë, me qëllimin për të trazuar rendin e vendosur. Ndërsa do të ketë dënim me vdekje për këdo që zbulohet se po përhap qëllimisht koronavirusin. Parashikohen 7 vjet burg për ata që refuzojnë të qëndrojnë në karantinë.
Sipas raportimeve të “South China Morning Post”, nuk është ende e qartë se çfarë nënkuptohet me frazën “përhapje e qëllimshme e koronavirusit”. Gjykata e Lartë e Pekinit gjithësesi ka garantuar se do të luftojë dhe trafikun e ilaceve.
Pekini gjithësesi ka urdhëruar kompanitë ajrore që të mos pezullojnë fluturimet nga dhe për në vendet e huaja të cilat nuk kanë vendosur urdhër ndalimi për udhëtarët kinezë./abcnews.al