Vendim surprizë: Juventus zyrtarizon trajnerin e ri, i beson legjendës italiane

schedule20:13 - 8 Gusht, 2020

schedule 20:13 - 8 Gusht, 2020

Tani është gjithçka zyrtare. Pak orë pasi shkarkoi Maurizio Sarrin, Juventusi ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës. Realisht një trajneri i ri dhe po eksperiencë, por një ish futbollist i madh dhe magjik. Ai është Andrea Pirlo, i cili mori drejtimin e skuadrës U-23 të bardhezinjtë pak ditë më parë.

41-vjeçari luajti katër sezone (2011-2015) si lojtar i kampionëve të Italisë, teksa është aktivizuar edhe me Interin e Milanin. Tani do ketë shansin të provojë aventurën e parë si trajner te Juventusi.

Një zgjedhje e guximshme e drejtuesve, të cilët i besuan aftësive të kampionit të botës me Italinë në vitin 2006. Pirlo ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe do të qëndrojë në pankinën e rekordmenëve italianë deri në qershorin e vitit 2022. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!