Marc Andre Ter-Stegen qëndroi rreth 2.5 muaj jashtë dhe humbi disa ndeshje me Barcelonën për shkak të një dëmtimi të pësuar. Braziliani Neto e zëvendësoi në portën e ekipit katalanas, teksa gjermani u rikthye këtë javë mes shtyllave.
Titullar me Dynamo Kyin në Champions League dhe Real Betis në kampionat, takime që djemtë e Roland Koeman ia dolën t’i fitonin. Joachim Low vendosi të mos i dërgojë ftesë për duelet e muajit nëntor të kombëtares së Gjermanisë.
Bild raporton se trajneri i kombëtares e mori këtë vendim në bashkëpunim me portierin, i cili ka zgjedhur të mos rrezikojë. Ter-Stegen ka preferuar të riaftësohet plotësisht, duke pranuar të heqë dorë nga grumbullimi me “Pancerat”. /abcnews.al