“Vendim i panegociueshëm”, kombëtarja e Zvicrës refuzon të luajë kundër Rusisë

schedule14:06 - 28 Shkurt, 2022

schedule 14:06 - 28 Shkurt, 2022

Vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë, ku e radhës vjen nga Federata Zviceriane e Futbollit, që iu bashkohet kështu shteteve të tjera të cilat kanë refuzuar të luajnë kundër kombëtares ruse, pasi këto të fundit kanë sulmuar ushtarakisht Ukrainën.

Në këtë mënyrë Zvicra ka refuzuar të luajë kundër Rusisë, si në ndeshje zyrtare ashtu edhe ato miqësore, deri në përfundimin e kësaj situate.

Siç theksoi Federata Zviceriane ky është një vendim i panegociueshëm, ku ndër të tjera thuhet se pushtimi rus ka shkelur edhe vlerat universale të futbollit përveç atyre të ligjit ndërkombëtar.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!