NBA dhe NBPA nënshkruajnë një marrëveshje të re kolektive 7-vjeçare.
Ndër ato që u ranë dakord është heqja e marijuanës nga lista e substancave të ndaluara në ligë. Pra, lojtarët do të mund të pinë marijuanë lirisht dhe nuk do të penalizohen nëse zbulohet në gjakun e tyre nëse testohen.
Gjatë pandemisë, përdorimi i marijuanës nga lojtarët e NBA u rrit shumë. Basketbollistët kanë bërë thirrje për lejimin e kësaj substance, dhe tashmë po festojnë.
Shumë yje të NBA si Sean Kemp dhe Al Harrington kanë deklaruar se kjo substancë ka veti shëruese. Përveç kësaj, u vendos që të kishte një turne në mes të sezonit, ndërsa u ra dakord që në mënyrë që një atlet të pretendonte një çmim individual, ai do të duhej të kishte mbi 65 ndeshje në një sezon të rregullt./ h.ll/abcnews.al
Sources: NBA players will no longer be prohibited for marijuana under the new seven-year Collective Bargaining Agreement. It’s been removed from the anti-drug testing program, a process that began during 2019-20 season.
— Shams Charania (@ShamsCharania) April 1, 2023