Vendi vakant në Kushtetuese pas largimit të Dizdarit, këta janë 5 kandidatët

schedule10:11 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 10:11 - 17 Dhjetor, 2021

Gjykata e Lartë më 15 nëntor bëri shpalljen publike për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese pas largimit të gjyqtarit Gani Dizdarit. Pas përfundimit të afatit 30 ditor, njoftohet se për vendin vakant kanë paraqitur kërkesë për të konkurruar pesë kandidatë.

Ata janë Brunilda Kadi, Ilir Toska, Holta Zaçaj, Manjola Xhaxho dhe Tartar Bazaj.

Ndërkohë, lista e kandidatëve, si edhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre, i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si organi kompetent për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!