Fillimi i janarit ka sjellë edhe reshjet e para të borës në të gjithë territorin e vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një pasqyrim të gjendjes së akseve kryesore në vend duke sqaruar edhe rrugët më problematike.
Sipas ARRSH-së, në rajonin verior ka pasur reshje bore në Tropojë, Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës por pa sjellë probleme për qarkullimin. Drejtuesit e mjeteve në këto akse duhet të kenë kujdes pavarësisht se rrugët janë të kalueshme.
Në rajonin jugor, reshjet e dëborës kanë filluar me intensitet të ulët në disa akse, pas trajtimit të të cilave qarkullohet pa zinxhirë dhe pa problem nga drejtuesit e mjeteve.
Të kalueshme janë edhe rrugët në rajonin qëndror, ku reshjet më të shumta të borës janë konstatuar në Steblevë. ARSH këshillon drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
SITUATA
Rajoni Verior
?Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës por pa sjellë probleme për qarkullimin.
Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë ? dhe është në terren me mjete e punëtorë ?? nuk ka probleme në qarkullim.
Rajoni Qendror
?Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.
Rajoni Jugor
?Kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtëme:
– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
– Boboshticë-Dardhë
– Korçë-Voskopojë
– Zëmblak-Goricë.
Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë
?Kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.
#UdhëtoniTëSigut
#RrugëtKombëtare
#PërShqipërinëQëDuam
/abcnews.al