Vendi nën “pushtetin” e temperaturave të larta, parashikimi i motit për sot

schedule07:23 - 29 Korrik, 2021

schedule 07:23 - 29 Korrik, 2021

Sipas MeteoAlb mbetemi edhe ditën e enjte në ndikimin e të nxehtit afrikan duke bërë që kushtet e motit në vendin tonë të jenë të kthjellëta, por me temperatura shumë të larta.

Situatë kjo e cila vijon gjatë gjithë ditës deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit, por rriten në mesditë duke u luhatur nga 20°C deri në 43°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellët por me temperatura të larta në të gjithë republikën e Kosovës.

Pasditja sjellë herë pas here kalime vranësirash në zonat veriore dhe lindore.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe mot të nxehtë në të gjithë MV. Por pasditja sjell kalime vranësirash në zonat kufitare me Shqipërinë edhe pse nuk priten reshje.

Rajoni dhe Europa

Vranësira dhe rrebeshe të përkohshëm shiu dominojnë Europën Veriore dhe Lindore. Por situata paraqitet ndryshe për vendet e Europës qendrore dhe jugore ku moti i kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta do jetë dominues./abcnews.al/