Autoritete Rrugor Shqiptar ka informuar mbi gjendjen e akseve nacionale në të gjithë vendin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ARRSH bën me dije se gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.
Në raportin e saj ARRSH bën me dije se problematikë kryesore mbetet qarkullimi në aksin Milot–Lezhë, e cila ka pasur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.
Ndër të tjera bëhet apel të gjithë shofërëve në qarqet kryesore të vendit që të përdorin zinxhirë gjatë qarkullimit të tyre në rrugë.
Njoftimi i plotë:
❄️ Gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.
⚠️Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.
Aksi është i kalushëm, përvecse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku.
Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.
Me konkretisht, situata paraqitet:
?RAJONI VERIOR
Akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.
?RAJONI QENDROR
-Qarkullohen me zixhirë akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.
?RAJONI JUGOR
Qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
⚠️Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën ?⛔rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.e.su./abcnews.al