Vendi në kulmin e protestave, avioni i shefit të shërbimeve ruse zbret në kryeqytet

schedule15:17 - 19 Gusht, 2020

schedule 15:17 - 19 Gusht, 2020

Protestat kundër Presidentit të Bjellorusisë, Lukashenko vijojnë prej disa ditësh që prej përfundimit të zgjedhjeve, të cilat opozita i konsideroi të manipuluara.

Në këto zgjedhje, Lukashenko fitoi me më shumë se 80 për qind të votave duke ngjallur reagimin e grupeve opozitare.

Pas zgjerimit të protestave, ai kërkoi ndihmën e Presidentit të Rusisë Putin, raporton abcnews.al.

Sëfundmi, në kryeqytetin bjellorus Minsk është parë të ulet avioni i shefit të shërbimeve sekrete ruse FSB, Aleksander Bortnikov.

Mediat e huaja raportojnë se fokusi i vizitës së tij lidhet me zhvillimet e fundit në Bjellorusi, ndërsa dy ditë më herët, drejt Minskut u nisën dy avionë ushtarakë rus, të cilët mendohet se kanë transportuar zyrtarë të lartë ushtarakë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!