Vendi në krizë, Maduro u kërkon grave të lindin nga gjashtë fëmijë

schedule08:25 - 5 March, 2020

schedule08:25 - 5 March, 2020

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka një thirrje të veçantë për të gjithë gratë në kuadër me numrin e fëmijëve që duhet të lindin.

Mediat ndërkombatëre bëjnë me dije se përmes një deklarate të bërë së fundmi ka bërë thirrje grave që të kenë nga gjashtë fëmijë “për të mirën e shtetit”. Ndër të tjera ky shtet është duke u përballur me krizë ekonomike që ka rezultuar me zvogëlim të sasisë së ushqimit dhe pajisjeve mjekësore.

Në periudhën 2013-2018, 13 për qind e fëmijëve në Venezuelë nuk janë ushqyer si duhet, ka thënë agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, Unicef.

Aktualisht ky shtet po përballet me synimet e qeverisë dhe opozitës për marrje të pushtetit. Lideri opozitar, Juan Guaidó konsiderohet lider legjitim i Venezuelës nga më shumë se 50 shtete.

Presidenti Maduro, lider i krahut të majtë të këtij shteti, që gëzon mbështetjen e ushtrisë së Venezuelës, vazhdon të jetë në pushtet./abcnews.al