Vendi ku mund të gjeni qetësinë shpirtërore që kërkoni, ndodhet në Taivan

schedule11:30 - 4 Mars, 2020

schedule 11:30 - 4 Mars, 2020

I fshehur në një rrugicë qorre, një skelet qëndron në një stol me një gotë vere dhe një cigare pranë një citimi të Franz Kafkës: “Ka një sasi të pafundme shprese në univers, por jo për ne.”

Në këtë mënyrë ju fton lokali “The Misanthrope Society” të hyni brenda.

I gjendur në Taipei, Taivan, lokali shërben koktejle kreativë, humor të zi dhe ka një mospëlqim ndaj qenieve njerëzore.

Koktejlet e tij të quajtur “Çaji i ishullit me fantazma”, “Kafkaesque” apo “Jo Më Human” tregojnë qartësisht për natyrën e lokalit.

Nëse porosit koktejlin e quajtur “Fjalët e Fundit” do të t’ju kërkohet që të shkruani në një copë letër çfarë do të thoje ti në shtratin e vdekjes shkruan CNN

Vetë lokali karakterizohet nga humori i zi dhe dekori po i tillë. Mure të zeza, një menu e zezë, pjata të zeza, madje dhe pula e skuqur është e zezë, pas marinimit me recetën tradicionale të vendit.

Nëse ende nuk e keni kuptuar, në mur shkruhet “Ferri janë njerëzit e tjerë.”, citimi i famshëm i Jean-Paul Sartre.

Pronari i lokalit vendosi ta hapte atë pas problemeve të tij me depresionin, si një vend ku klientët mund të vijnë dhe të mos gjykohen për inatin, pakënaqësitë që ata kanë me botën apo me njerëzit.

Ai ofron gjithashtu libra psikologjie, autobiografi dhe romane për episode të errëta në jetët e njerëzve.

Sidoqoftë, shumë njerëz me depresion zgjedhin të mos pinë alkool sepse kjo ndikon më shumë tek ata.

Në Tajvan, nuk flitet shumë për shëndetin mendor.

“Më parë, këta njerëz ndoshta mund të flisnin vetëm me familjen e tyre, miqtë e tyre, të cilët nuk i kanë kuptuar veçanërisht prindërit tanë, brezat e vjetër, të cilët nuk kanë asnjë ide ose njohuri për problemet e shëndetit mendor,” thotë Chen, 28 vjeç.

Brezat e vjetër sugjerojnë se problemet mund të zgjidhen duke biseduar me një zyrtar tempulli, ose përmes bestytnisë.

Do të ishte gabim, ta quanim këtë një anti-bar, pasi shumë persona vijnë këtu dhe kërkojnë ngushëllim.

“A jeni i sigurt që doni të ktheheni në jetën e vërtetë?” është shënimi  në derë pasi ju largoheni./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!