Vendi ku mund të dënoheni me dy vjet burg nëse nuk mbani maskë

schedule02:35 - 24 Tetor, 2020

schedule 02:35 - 24 Tetor, 2020

Etiopia mund t’i dënojë qytetarët deri në dy vite, nëse ata shkelin qëllimisht kufizimet që synojnë të frenojnë përhapjen e Covid-19, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm, mes shqetësimit se qytetarët po bëhen neglizhent pasi u hoq gjendja e jashtëzakonshme.

Kufizimet kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vende publike, dhe distancës sociale mes të rriturve. Po ashtu, ato ndalojnë shtrëngimin e duarve dhe uljen e më shumë se tre personave në një tavolinë. Etiopia, kombi i dytë më i populluar i Afrikës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në prill për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar deri më tani 91,118 raste me Covid-19, dhe 1,384 vdekje. Infeksionet arritën kulmin në fund të gushtit, por megjithatë mbetet e vështirë të identifikohet bilanci i vërtetë sepse testimi është zvogëluar për shkak të burimeve të kufizuara.

Afrika nuk ka parë valën e madhe të infeksioneve dhe vdekjeve që kanë përfshirë të gjithë Evropën dhe Amerikën. Ekspertët thonë se një popullatë shumë më e re, masat e menjëhershme për të mbyllur vendin dhe të pasurit e një popullsie më rurale, kanë ndihmuar në frenimin e përhapjes së pandemisë.

Megjithatë, shumë udhëheqës afrikanë po bëjnë thirrje për vigjilencë, të shqetësuar se çdo rritje e rasteve mund të mbingarkojë sistemet e dobëta të shëndetit publik.