“Vendi i sigurt për turistët”/ “Travel and Leisure”: Shqipëria mes 25 destinacioneve ku mund të udhëtojnë vetëm

schedule15:42 - 24 Tetor, 2024

schedule 15:42 - 24 Tetor, 2024

Platforma e njohur Travel and Leisure ka bërë një listë me destinacionet ideale, si për udhëtarët për herë të parë, por edhe për ata me përvojë.

Shqipëria përmendet si vend mikpritës për udhëtarët e vetëm, ku mund të eksplorohet nga veriu në jug, duke ofruar peisazhe të mrekullueshme dhe pa u rrezikuar në asnjë moment.

Mikrpitjen dhe sigurinë e pohojnë turistët e huaj, teksa i gjejmë duke vizituar kryeqytetin.

“Po i shijojmë pushimet këtu. Ndihemi shumë mirë. Nuk eshtë aspak vend i rrezikshëm. Kur isha në Gjirokastër, kam ecur shumë natën dhe ishte shumë qetësi, asnjë problem. Kemi ardhur në grup, por do ta vizitoja edhe vetëm vendin tuaj patjetër.”

“Jam nga Finlanda, po bëjmë një tur në Ballkan dhe po vizitojmë edhe Shqipërine. Vendi juaj po më pelqen, njerëzit janë të kendshem dhe të gatshëm për të të ndihmuar në çdo moment. Një udhetim vetëm në Shqipëri patjetër do të ishte interesant.”

“Jemi duke vizituar disa qytete të Shqipërisë. Eshtë vend shumë i qete dhe me njerez te sjellshem që të ndihmojne. Ndjejmë siguri dhe mikpritje të ngrohtë.”

Thonë se Shqipëria për të cilën dëgjonin dy dekada më parë ka ndryshuar.

“Jam nga Franca dhe e vizitoj Shqipërinë për herë të parë. Është vend shumë i bukur dhe me njerëz miqësorë. Unë jam mësuese dhe kam pasur nxënës shqiptarë. 20 vite më parë më tregonin se vend i tyre nuk ishte i sigurt dhe i mirë për të jetuar, tani shoh që është shumë ndryshe nga përshkrimet e nxënësve të mi para 20 vitesh.”

Në Shqipëri mbizotëron më së shumti turizmi në grupe, ku të huajt preferojnë guidat turistike për të bërë ture në destinacionet më të frekuentuar të vendit. Megjithatë, nuk mungojnë edhe turistët individualë, të cilët peleqejne aventurën për të eksploruar zonat malore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!