Vendet islamike shpallin Jeruzalemin lindor kryeqytet të Palestinës

schedule15:05 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 15:05 - 13 Dhjetor, 2017

Pas vendimit të shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, Organizata e bashkëpunimit islamik shpalli jeruzalemin lindor si kryeqytet të shtetit të palestinës së pushtuar. Organizata në fjalë u bëri apel të gjithë vendeve në botë që të bëjnë të njëjtën gjë. Ndërkohë lideri fetar palestinez al Husseini, deklaroi se nuk do të takohet me zv/presidentin amerikan Majk Pens kur ky i fundit të vizitojë qytetin e shenjtë./abcnews.al