Vendet e OSBE-së, mision për të rishqyrtuar situatën e të drejtave të njeriut në Rusi

schedule08:27 - 29 Korrik, 2022

schedule 08:27 - 29 Korrik, 2022

Shtetet e Bashkuara dhe 37 vende të tjera po formojnë një mision ekspertësh për të shqyrtuar situatën e të drejtave të njeriut në Rusi, tha të enjten zëdhënësi i departamentit të shtetit amerikan Ned Price, sipas The Guardian.

Misioni, i formuar nga thirrja e “Mekanizmit të Moskës” të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, është në përgjigje të veprimeve të fundit nga Rusia për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe protestat paqësore, dhe raportet për torturimin e atyre që mbahen në paraburgim në Rusi, tha Pence në një deklaratë.

Misioni i ekspertëve do ta publikojë raportin e tij për publikun në shtator, tha ai.

OSBE është një organizatë prej 57 vendeve që përfshin ish-armiqtë e Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, si dhe vende të ndryshme në Europë, Azinë Qendrore dhe Amerikën e Veriut.

Kjo është hera e tretë që përdoret Mekanizmi i Moskës që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt. Në prill, një mision i OSBE-së tha se kishte gjetur prova të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera nga Rusia në Ukrainë.

Misioni i Rusisë në OSBE e quajti raportin “propagandë të pabazuar”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!