Vendet e BE mund të nisin vaksinimin para datës 21 dhjetor

schedule15:31 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 15:31 - 15 Dhjetor, 2020

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka thënë se ka në plan të mbajë një takim për të diskutuar autorizimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për BE më herët sesa ishte planifikuar, më 21 dhjetor.

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e mirëpriti njoftimin, duke thënë se nënkuptohet se vaksinimet ka të ngjarë të fillojnë para fundit të vitit.

Nëse miratohet, vendet e BE do të jenë në gjendje të fillojnë vaksinimet menjëherë pas miratimit zyrtar nga Komisioni i BE, zakonisht kjo është formalitet nëse EMA lëshon rekomandim pozitiv.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!