Gërmimet arkeologjike të 2022 shtrirë në 30 pika të rëndësishme të Shqipërisë, sipas drejtoreshës së Institutit të Arkeologjisë Belisa Muka hodhën dritë mbi vendbanimet e hershëm . Pellgu i Korçës, veçanërisht potenciali në Lin, paraqitet me rëndësi të madhe një vendbanim i shekullit të 7-të.
Muka veçon edhe potencialin arkeologjik në zemër të akropolit, në Butrint, i gërmuar herët që në kohën e Ugolinit, por tashmë përcaktohet datimi mbi 7 mijë vjeçarë. Apollonia me histori mbi 1000 vjeçare, gërmimet e kryera së fundmi përmbysin tezën që në shekullin e katërt pas tërmetit braktiset qyteti.
Gërmimet arkeologjike për 2023 do të fillojnë në fillim të pranverës në 30 zona të Shqipërisë./abcnews.al