Vendasit kërkojnë “mbijetesën”, miqtë Champions, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Leeds-Newcastle

schedule12:43 - 13 Maj, 2023

schedule 12:43 - 13 Maj, 2023

Në më pak se 1 orë, Leeds United do të presë në “Elland Road”, “dallëndyshet” e Neëcastle, në përballjen e vlefshme për javën e 36-të, të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku vendasit kërkojnë mbijetesën në elitë, ndërsa Newcastle kërkon zonën Champions.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve, Sam Allardyce ka vendosur të përdorë formacionin 3-4-2-1, ku në portë është vendosur spanjolli Robles e para tij Wober, Koch e Kristensen. Në krahët e mesfushës janë vendosur Firpo e Ayling, me qendrën që mbulohet nga McKennie e Rodrigo. Më të avancuar janë Greenwood e Harrison, ndërsa në majën e sulmit është vendosur Patrick Bamford.

Në krahun tjetër, tekniku Eddie Hoëe i ka rreshtuar “dallëndyshet” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Nick Pope. Në krahët e mbrojtjes janë Trippier e Burn, me qendrën që mbulohet nga Fabian Schar e Sven Botman. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes, Joelinton-Bruno Guimaraes-Willock, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Almiron, Callum Wilson e Alexander Isak. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!