Kirurgu kardiovaskular në spitalin “Hygeia”, Bledar Hodo i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, foli për venat varikoze, parandalimin dhe trajtimin e tyre.
Ai shpjegoi se është mirë që të këtë një kontroll të imtësishëm nga mjeku, për tu njohur më dëmtimet kryesore, pasi nëse kapet që në fazat e para sipas tij është mundësia që të parandalohet përkeqësimi i situatës.
“Është problem kur qëndrojmë në këmbë për një kohë të gjatë. Ndërsa aktiviteti sportiv është i nevojshëm. Në momentin që një qytetar është i rrezikuar nga venat varikoze duhet të këshillohet për aktivitetin sportiv pasi është me shumë rëndësi që t’i kenë në kontroll.
Teknika me djegie, ka disa parametra kur aplikohet , pra jo çdo pacient që ka dëshirë mund ta aplikojë. Janë disa raste me venë varikoze të zgjeruara dhe jemi të detyruar të kthehemi në kirurgjinë klasike”, tha Hodo.
Gjatë bisedës në studio ai shpjegoi se në momentet e para që ndjejmë disa shqetësime, skuqje apo djegie… është mirë që pacientët t’i drejtohen mjekut, tha Hodo./i.k.,/abcnews.al/