“Vëmendje më e madhe ndaj rrjeteve sociale”, pedagogia: Dhuna po glorifikohet, duhen mekanizma të shtuara të kontrollit

schedule19:42 - 19 Nëntor, 2024

schedule 19:42 - 19 Nëntor, 2024

Sherri mes adoleshentëve që përfundoi me një viktima ka shkaktuar tronditje në opinionin publik në vend. Një 14-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pas një sherri të ndodhur mes tyre. Sherr që kishte nisur në rrjete sociale. Por ajo çfarë e bën edhe më të rëndë këtë situatë është fakti se autori, një 14-vjeçar në rrjete sociale ka publikuar foto me një thikë, por ku dukej edhe i lënduar në dorë.

Lidhur me këtë situatë, ndërsa foli në “Edicioni Qendror”, në ABC News, Irena Myzeqari pedagoge e shkencave të komunikimit, theksoi se në shoqërinë tonë është krijuar një klimë që glorifikon dhunën.

Myzeqari bëri thirrje për një kujdes dhe vëmendje më të shtuar ndaj adoleshentëve sidomos nga ana e prindërve.

“Është krijuar një klimë që glorifikon dhunën. Marrim pak vendime të logjikshme dhe kur dhuna glorifikohet në mosha të vogla si të djemve që patën konfliktin, dalin zhveshur të gjitha problematikat që ka kjo shoqëri që janë shumë planëshe dhe nuk mund të drejtosh gishtin tek diku. Por ajo që po afrohet në mjedisin online dhe po edukohen të rinj që nuk po e kuptojnë vlerën që ka shkolla. Këto ngjarje na japin disa hije të asaj se çfarë po ndodh realisht në familjet shqiptare dhe dashur pa dashur po prodhojnë individë që nuk do dinë të zgjidhin konflikte në mënyrë të shëndetshme. Familja është celula që ushqen individin me sjellje të shëndetshme, prindi duhet të jetë në kontakt të vazhdueshëm me atë që fëmija përjeton. Duhet kontakt i vazhdueshëm me atë që të rinjtë përballen dhe një problematik që do ta evidentoja është se ka pak ura komunikimi të shëndetshme. Prindërit i duan fëmijët, por në këtë mori informacionesh ka nevojë për të një përpjekje të shtuar për të qenë prezent. Nuk është familja për t’i fajësuar drejtpërsëdrejti, por është një alert për të treguar më shumë kujdes”, tha më tej ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!