Vëmendja e ekipeve shqiptare në Zvicër, Tirana, Partizani e Laçi mësojnë sot kundërshtarët

schedule09:24 - 14 Qershor, 2022

schedule 09:24 - 14 Qershor, 2022

Skuadrat shqiptare ditën e sotme do të mësojnë edhe kundërshtarët e tyre me të cilët do të përballen në garat europiane.

Tirana do të hapë siparin, teksa do të presë me ankth se kush do te jetë skuadra me të cilën goglat do ta vënë përballë, ku shorti për turin e parë të Ligës së Kampionëve do të nisë në orën 12:00.

Kampionët e shqipërisë vetëm ditën e djeshme mësuar edhe kundërshtarët e tyre të mundshëm që janë: Ludogorets, Ferencvaros, Cluj, Maribor dhe Dudelange.

Vetëm 60 minuta më vonë, para ekranit do të vendosen klubet e Laçit dhe Partizanit, që do të presin me kërshëri shortin për turin e parë eliminator të UEFA Conference League.

Bardhezinjtë do të peshojnë njërën mes 5 skuadrave si Sfintul George, Ruzomberog, Dila Gori, Iskra Danilovgrad dhe Gjilanit, teksa një derbi me klubin dardan do të ishte vërtetë interesant dhe i pari në nivel europian.

Një derbi shqiptarësh mund të rezervojë fati edhe për Partizanin, që mund të “peshkojë” Deçiçin e Tuzit, teksa në listën e kundërshtarëve të mundshëm janë edhe Saburtalo, Ararat, Tuzla dhe Floriana.

Ndërsa Vllaznia do të jetë e fundit e cila do të mësojë kundërshtarët e saj, pasi e nis aventurën e saj nga turi i dytë eliminator i Conference League dhe shorti hidhet ditën e nesërme. /f.a/ababcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!