Vëllezërit shqiptarë shpikin metodën e “fundit” të shpërndarjes së drogës, e fshihnin në pjesët intime të grave të tyre

schedule20:57 - 8 Maj, 2022

schedule 20:57 - 8 Maj, 2022

Trafikantët dhe shpërndarësit e drogës po shpikin mënyra nga më të ndryshmet për të çuar “mallin’ me çdo kusht tek klienti.

Por dy vëllezër shqiptarë në Greqi, kanë gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të shitur drogën, pasi e kishin fshehur atë në gjokset e partnereve të tyre.

Dy vëllezërit shqiptarë 24 dhe 26 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur kishin dalë “shëtitje” me partneret e tyre dhe foshnjën e njërit prej tyre, ndërkohë që janë pikasur nga policia pas sjelljeve të dyfishta.

Në momentin e ndalimit policia ka gjetur të fshehur në gjoksin e partneres së 26 vjeçarit qesen me drogë dhe 460 euro, ndërsa tek partnerja e vëllait tjetër u gjetën 3 qese me kokainë gati për shitje.

Ata u justifikuan para policëve se e kishin fshehur drogën që mos binin në burg burrat, duke shtuar se “malli” ishte për përdorim personal nga ana e bashkëshortëve të tyre.

“ Kam katër vite që jam përdorues. Sot unë dhe vëllai im shkuam në sheshin Exarcheion me gratë tona dhe morëm sasi droge në vend të shumës 400 euro, për të pasur për dy ditët, nga një burrë me ngjyrë, të cilën ua dhamë grave tona për ta mbajtur. E mora drogën për përdorim personal”, i tha policisë një nga vëllezërit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!