Vëllezërit rrahin me sende të forta njëri-tjetrin në Tiranë

schedule12:32 - 30 Shtator, 2022

schedule 12:32 - 30 Shtator, 2022

Dy vëllezër në Tiranë kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Policia bën me dije se është arrestuar 33-vjeçari L.H banues në Tiranë, ndërsa vëllai i tij E. H., 21 vjeç është shpallur në kërkim.

Në njoftimin e policisë thuhet se sherri me sende të forta mes vëllezërve ka ndodhur në një lokal, në rrugën “Myrtezim Këlliçi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/