EMRI/ Vëllezërit nga Shijaku kultivuan kanabis me llamba elektrike, arrestohet i shpalluri në kërkim

schedule12:54 - 23 Korrik, 2023

schedule 12:54 - 23 Korrik, 2023

Shtatë muaj pas kapjes së vëllait, Fredi Krasniqi ka rënë në pranga dhe vëllai tjetër nga Shijaku, Selman Krasniqi, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë përshtatur 2 ambiente për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, prej ku u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

LEXO EDHE: VIDEO/ “Shtëpi bari” dhe arsenal armësh në Shijak, jepet masa e sigurisë për Fredi Krasniqin

Gjithashtu, gjatë operacionit, në një ambient me mur të dyfishtë, u gjet i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Krahët e krimit”, i zhvilluar më 24.01.2023.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

I ndaluari, vëllai i 46-vjeçarit të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit.

-Gjatë operacionit policor antidrogë të koduar “Krahët e krimit”, u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, prej ku u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

-Gjithashtu, gjatë operacionit, në një ambient me mur të dyfishtë, u gjet i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i punës lokalizuese dhe operacionale, me qëllim vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacioneve të zhvilluara më parë, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

-Selman Krasniqi, 43 vjeç, banues në Shijak, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje.

43-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Krahët e krimit”, të zhvilluar më 24 janar 2023, nga Komisariati i Shijak dhe shërbimet e DVP Durrës, pasi në bashkëpunim me vëllanë e tij, i arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, kanë kultivuar bimët narkotike të gjetura gjatë operacionit dhe posedonin arsenalin e armëve që u gjet i fshehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!