Vëllezërit Edmond dhe Robert Budina, raportohet të jenë konfirmuar me koronavirus. Lajmin që qarkullon prej pak orësh e ka konfirmuar kryeministri Rama me anë të një postimi në Twitter.
Lexo edhe: Ishin tek varrimi i hallës, pse ISHP insistoi tek tamponi i vëllezërve Budina
Rama shkruan në Twitter:
“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!
Kujtojmë këtu se Edmond dhe Robert Budina janë dy nga përfaqësuesit kryesorë të Aleancës për Teatrin. Javëve të fundit ata kanë udhëtuar në qytete të ndryshme për të mbledhur firma për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar. /abcnews.al/