Vëllai zbulon se kujt i ngjan Princesha e vogël Geraldine: Si reagoi Elia pas bisedës me mjekun

schedule11:01 - 2 Nëntor, 2020

schedule 11:01 - 2 Nëntor, 2020

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia u bënë për herë të parë prindër të një vajze, pak ditë më parë. Vogëlushja erdhi në jetë në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo botë.

LEXO EDHE: Princ Leka dhe Elia publikojnë foton e parë familjare me Geraldinën në krah

Mirëpo, sot daja i saj, aktori Amos Zaharia, i ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’ ka zbuluar ndjesitë e para, kur ka takuar mbesën e tij. Gjithashtu ka treguar se e vogla ka shumë ngjashmëri me Princ Lekën si flokët e verdhë apo sytë.

“Është një ndjesi e paprovuar dhe e papërshkrueshme. Është e vockël. Shumë e mirë. Kur e pash për here të parë Geraldinën e vogël ka qenë kaq e vogël (Tregon me duar). Ajo ka lindur në të njëjtën datë, kur Mbretëresha Geraldine ka ndërruar jetë dhe nuk ishte aspak e qëllimtë. Edhe kur i tha mjeku Elias datën që kishte për të lindur, u shtang pak. Ndonjëherë gjërat nuk ndodhin kot.

Buzët i ka si të Elias, ka lindur me buzë të trasha. Po kam përshtypjen se është vajzë dhe do i ngjajë Lekës. Është bionde dhe me sy bojëqiell”, u shpreh Amosi.  l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!