Krimi i rëndë troditi Rrëshenin mbrëmjen e kësaj të marte. Fatmir Kolecaj ka vravë me automatik, motër e vëlla Esmeralda dhe Vladison Filopati përkatësisht 36 dhe 34 vjec. Autori krimit të rëndë është ish-bashkëshorti i Esmeraldës, i cili po kërkohet nga policia dhe RENEA.
Ngjarja ka ndodhur sonte në Kodër Rrëshen, Bashkia Mirditë, rreth orës 20.40. Fatmir Kolecaj 45 vjeç nga fshati Zejmen i Lezhës i kishte zënë pritë viktimave pranë banesës së tyre. Vladisoni kishte shkuar në qytetin e Rreshenit për të marrë nga puna Esmeraldën që punonte si shitëse. Autori ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj ish-gruas së tij dhe ish-kunatit, teksa ata i afroheshin shtëpisë. Plumbat kanë tronditur gjithë familjen Filopati, përfshirë dhe 3 vajzat e mitura të Esmeraldës që ndodheshin në shtëpi me gjyshërit.
Gazetari i Abc News, Gjergj Figuri raporton se policia është mobiluar për kapjen e autorit dhe në ndihmë të blu-ve të Rrëshenit kanë shkuar edhe forcat RENEA por deri më tani nuk është bërë e mundur gjetja e autorit. Ai ka arritur të largohet duke përfituar edhe nga errësira. Gjithsesi po ushtrohen kontrolle të shumta në Rrëshen dhe në Lezhë, të cilat pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së neserme.
Autori i krimit ishte një person me precedentë, i dënuar me 4 vite burg për dhunë në familje dhe armë pa leje. E ndjera, Esmeralda Filopati e kishte denoncuar në polici 4 vite më parë, ish-burrin e saj Fatmir Kolecaj pasi ushtronte dhune fizike ndaj saj.
Policia e kishte prangosur pasi i kishte gjetur edhe një pushkë pa leje në banesë. Pasi kishte kryer dënimin, autori vazhdonte dhe e kërcënonte nënën e tre fëmijëve. Esmeralda prej 1 viti, kohë kur Fatmiri kishte lënë qelinë kishte marrë urdhër-mbrojtje. Gjithashtu pas divorcit ajo me vajzat qendronte në familjen e saj dhe nën kujdesin e të vëllait, por të gjitha këto nuk e ndalën 45-vjeçarin i cili mbrëmjen e sotme u mori jetën ish-gruas dhe vëllait të saj. /abcnews.al
(Në foto viktimat)