Vëllai plagos me armë 13-vjeçarin në Kosovë

schedule10:08 - 1 Shtator, 2022

schedule 10:08 - 1 Shtator, 2022

Një 13-vjeçar është plagosur aksidentalisht nga vëllai i tij me pushkë në Vushtri, Kosovë.

I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa arma është konfiskuar.

Rasti në polici është referuar si “lëndim i lehtë trupor”, shkruan Express.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Vushtrri 31.08.2022 – 16:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar 13 vjeç është plagosur aksidentalisht me pushkë ajrore nga vëllai i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Arma është konfiskuar nga policia./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!