Një ngjarje e rëndë ka tronditur reperin në trojet shqiptare. Mëngjesin e sotëm ka mbetur i vrarë 30-vjeçari, Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella”. Dyshohet se ai është vrarë nga Qëndrim Januzi me nofkën “Rifa”, i njohur si vëllai i reperit të njohur, Buta.
Sipas mediave vendase, gjithçka kishte nisur si pasojë e disa konflikteve mes reperëve dhe dyshohet se kjo ngjarje e rëndë u parapri nga një rrahje pak orë më parë.
Vëllai i këngëtarit Buta dyshohet se e vrau mbrëmë shokun e tij me iniciale G.H pic.twitter.com/fSiuVb94HP
— Nacionale (@Nacionaleks) May 28, 2022
Si përfundoi një miqësi me tragjedi?
Dy të përfshirët në këtë tragjedi kishin qenë miq. Mirëpo, problemet mes tyre shënuan kulmin në muajin prill me një incident. Makina e Butës ishte djegur, e i dyshuar kryesor ishte viktima e sotme, Gazmend Hyseni.
Më poshtë janë pamjet kur ishte djegur vetura e Butës:
Vetura e reperit Buta ishte djegur në muajin prill.
I dyshuar kishte qenë edhe personi me nofkën Strella, i cili u vra nga Qëndrim Januzi (vëllau i Butës).
Pamjet: pic.twitter.com/ZsxseVrS5A
— Nacionale (@Nacionaleks) May 28, 2022
Si ndodhi e gjithë ngjarja?
Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari ka treguar si kishte ndodhur e gjithë ngjarja. I dyshuari kryesor për këtë vrasje, është arrestuar dhe po e vazhdon trajtimin në spital. Ai madje, ka zbuluar se një polic civil ka qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes, duke e shoqëruar një të dyshuar tjetër për në stacion.
“Personi i dyshuar është në spital, është operuar. Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 1 të mëngjesit. Një person është vra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Personi i dyshuar ka tentuar me ik, aty ka rastis polici në rroba civile, i cili ka qenë duke e transportuar një të dyshuar tjetër në Gjilan. Ai është prezantuar si polic që me u ndal i dyshuari, ai nuk është ndalë. Është rrezikuar edhe polici nga ana e të dyshuarit, dhe është detyruar me shti, e ka godit njëherë në nofull”, ka thënë Jashari.
Kënga e Butës dhe konfliktet mes reperëve
Kënga e fundit e reperit, Buta është e titulluar “Rich” (i pasur) dhe në të cilën, ashtu si edhe në të tjerat, pasqyrohet dhuna dhe kriminaliteti. Nuk dihet nëse tekti i këngës është marrë apo do të merren në shqyrtim nga hetuesit e policisë së Kosovës.
Megjithatë në një prej vargjeve të kësaj kënge thuhet:
“Kena ma shumë armë se FSK,
7.62.44 9mm”
“Alo, alo, 194 përfundon n’QKUK”
LEXO EDHE: Si u vra miku i Feros në Ferizaj
Kjo video në YouTube i ka marrë mbi 1 milionë e 400 mijë shikime dhe mbi 18 mijë pëlqime./abcnews.al